AKTUALITET, 29 Maj 2019, 10:20

Salianji shtron iftar: Me ndihmën e njëri-tjetrit e mira do ta mundë të keqen

Salianji shtron iftar: Me ndihmën e njëri-tjetrit e mira do ta


Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji në muajin e Ramazanit ka shtruar një darkë iftari për një grup burrash dhe djemsh që agjërojnë.

Në Facebook ish-deputeti ka publikuar foto nga iftari dhe shprehet se me , me ndihmën e njëri tjetrit e mira do ta mundë të keqen.

‘Për iftar me çunat që po agjërojnë. Zoti ja u pranoftë, me besimin tek Zoti, me ndihmën e njëri tjetrit e mira do ta mundë të keqen’, shkruan Salianj bashkëngjitur fotos.

Salianji ka dashur t’i japë edhe një mesazh qeverisë Rama pasi atë e quan të keqen e vendit.

Opozita e bashkuar shprehet e vendosur se vendi nuk futet në zgjedhjet e qershorit me Ramën kryeministër. Vendi ndodhet në një ngërç politik.