TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është arrestuar sot nga Policia e Dibrës, autori i plagosjes së Elson Muratit, ngjarje e ndodhur para një muaji në Tiranë, në zonën e Mëzezit.
Policia njofton se A.M., 29 vjeç, u arrestua nga policia, pasi plagosi me armë zjarri të riun në afërsi të disa magazinave.
Por çfarë ndodhi në 21 prill?
Banorët e zonës së Mëzezit dëgjuan disa të shtëna dhe njoftuan policinë. I plagosuri ishte Elson Murataj, i cili kishte marrë një plumb në këmbë. Ai nuk është i panjohur për Policinë, është skeduar disa herë nga policia.
Njoftimi i policisë:
Dibër,
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Kapet dhe ndalohet një shtetas i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve kuftarake”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve më D.V.P.Dibër bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien para përgjegjësisë ligjore për veprat e kryera , kapën dhe ndaluan shtetasin: -A.M, 29 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas me datë 21.04.2019, në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të disa magazinave, gjatë një konflikti, dyshohet së në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ka plagosur me armë zjarri shtetasin E.M. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga D.V.P.Tiranë.