TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deklarata e Eva Muratit në "Thumb", ku u shpreh se Luana Vjollca nuk është tek shembujt që ajo ndjek në jetë, ka pushtuar portalet prej disa ditësh.
"Vetëm nëse kam një projekt serioz do i futem këngës. Sepse në treg ka boll këngëtare. Nuk është Luana te shembulli që dua të ndjek në jetë", u shpreh Eva.
Më vonë, reagoi edhe Luana e cila në një postim shkruante: "Nëse do të garosh me mua, më thuaj. Unë tashmë kam fituar".
Por ky debat nuk është ndalur me kaq sepse sot janë përfshirë edhe fansat e Luanës të quajtur luanator.
Ato e kanë kërcënuar Evën duke i komentuar tek fotot e saj të fundit e duke i thënë se nëse ajo flet sërish për Luanën, do ketë punë.
"Mirëmbrëma zonjushë, ups zonjë, kush je ti me shajt Luanën? Apo ndoshta nga inati. Më vjen keq të të them, por Luana është moderatorja më e shkëlqyer në Kosovë e Shqipëri. Nëse edhe një fjalë flitet për Luanën do kesh punë me ne", i komenton një luanatore, Evës.
"Obobobo", i replikon Eva. "Ça po të duket vetja?", i shkruan një tjetër. "Nga ato 15 vjeçaret jeni ju?", ja kthen Eva.