LIFESTYLE, 26 Mars 2018, 12:30

Eva Murati e “injoroi” publikisht, reagon ashpër Luana Vjollca (FOTO)

Moderatorja Eva Murati në një intervistë për emisionin “Thumb” deklaroi publikisht se Luana Vjollca nuk është tek shembujt që ajo ndjek në jetë.

Moderatorja Eva Murati në një intervistë për emisionin “Thumb” deklaroi publikisht se Luana Vjollca nuk është tek shembujt që ajo ndjek në jetë.

“Vetëm nëse kam një projekt serioz do i futem këngës. Sepse në treg ka boll këngëtare. Nuk është Luana te shembulli që dua të ndjek në jetë”,- u shpreh pa hezituar Eva.

Pak orë më vonë, pasi deklarata e Evës pushtoi mediat online, ka ardhur edhe reagimi i Luanës, e cila ka postuar një foto nga makina, të cilën e ka shoqëruar me disa fjalë që vijnë si një kundërpërgjigje ndaj Evës.

“Nëse do të më garosh mua, më thuaj. Unë tashmë kam fituar”, shkruan Luana  duke e hedhur edhe ajo “thumbin” e vet ndaj koleges së saj.

https://www.instagram.com/p/BgwoaY5HOv0/?taken-by=luanavjollca