TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Almeda Abazi u nis për në Stamboll menjëherë pas spektaklit “Dancing With the Stars”, i cili këtë vit prezantohet prej saj.
Fillimisht u përfol se arsyeja ishte gjendja shëndetësore e bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayisman, i cili u shtrua në spital pasi pësoi një reaksion nga një vaksinë.
Sidoqoftë, gjendja e aktorit turk u normalizua brenda ditës dhe nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar.
E gjitha kjo kuptohet nga fotot e postuar së fundmi nga Almeda në “Instastory”, ku çifti shikohet të shijojnë mëngjesin nën shoqërinë e miqve të tyre në Bosfor.
Ashtu siç e tregoi dhe vetë me postimet në “Instastory”, përgjatë 11 javëve të mbetura, Almedës do t’i duhet ta përshkojë shpesh itinerarin Tiranë-Stamboll.