LIFESTYLE, 26 Mars 2018, 13:31

Enca “shpërthen” ndaj kolegëve: S’kam dashnor në krahë prandaj nuk më mbështetët (FOTO)

Enca në mbrëmjen e 23 marsit publikoi videoklipin e këngës së saj më të re “Dua”, e cila u pëlqye shumë, por në të njëjtën kohë edhe u kritikua për skenat e nxehta.

Mes artistëve tashmë është bërë traditë që e përkrahin njëri-tjetrin kur publikohet një këngë e re dhe e postojnë në rrjetet e tyre sociale. Meqenëse asnjëri prej këngëtarëve nuk e publikoi këngën e Encës, ajo e ka shprehur pakënaqësinë e saj me anë të dy postimeve në “Instastory”.

“E dini pse këta artistët, kolegë nuk më kanë mbështetur kurrë? Sepse e urrejnë të më shohin më mirë se ata”, shkruan Enca në postimin e saj në “Instastory”.

Për Encën ka edhe një arsye tjetër se përse kolegët nuk e përkrahin dhe lidhet me faktin që ajo nuk ka një dashnor në krahë që ta mbështet.

“Veçanërisht pa burrë ose dashnor në krahë hahahaha”, përfundon këngëtarja.