LIFESTYLE, 26 Mars 2018, 10:14

10 aksesorët “must” për një femër që punon

Nuk mund ta mohojmë se mund të jetë e vështirë për të gjetur aksesorët e duhur në paraqitjen tuaj në punë. Edhe me fustanin më tërheqës, ne ende nuk e dimë se ku duhet të fillojmë.

Në vendin e punës, duhet të gjeni një rrugë të mesme. Mund të doni të shtoni aksesorë të ndritshëm në paraqitjen tuaj, por nuk jeni shumë të vendosur.

Një paraqitje nuk është kurrë e kompletuar deri në prekjet e fundit. Ne kemi zgjedhur një listë “must” me 10 aksesorët, që çdo femër që punon duhet t’i ketë.

(1) Një çadër të sofistikuar: Sepse të gjithëve na ndodhë të na zërë shiu në pushimin e drekës ose në një takim pune.

(2) Shall mëndafshi chic: Është e mrekullueshme se si vetëm një shall mund të freskojë tërësisht paraqitjen.

(3) Një këllëf telefoni me stil: Telefoni duhet të jetë në “lartësinë” tuaj, duhet ta mbroni atë me stil.

(4) Vathë klasik: Vathët që mund t’i vishni me çdo gjë në përditshmërinë tuaj.

(5) Varëset me rruaza: Sepse disa paraqitje pune kanë nevojë për pak guxim.

(6) Rripi i hollë i zi: Një detaj i vogël në bel është arma jonë e fshehtë për të transformuar çdo fustan.

(7) Syzet optike: Nëse ju mbani syze optike, atëherë është esenciale të zgjidhni forma sportive që shkojnë me çdo paraqitje.

(8) Orë shkëlqyese: Është “must” për t’i realizuar takimet në kohë.

(9) Këllëf për kartat e biznesit: Bëni me stil rrjetin tuaj të punës përmes një kllëfi për kartat.

(10) Çantë funksionale: Çdo profesioniste chic duhet të ketë një çantë për punë.