LIFESTYLE, 26 Mars 2018, 12:16

Ikën nga TCH, ja në kë televizion do t’i shohim Besin dhe Erionin

Ai është shkëputur nga “Portokalli” prej disa kohësh tashmë dhe pas pjesëmarrjes në Këngën Magjike bashkë me kolegun Erion Isai, aktori i humorit Bes Kallaku ka plane të tjera për në televizion.

Ai dhe kolegu i tij Erion Isai pritet të kthehen shpejt në ekran me një emision që do realizohet nga ata. Sipas burimeve të Gazetës Express mendohet se dyshja e aktorëve do të realizojnë një emision në televizionin Klan Plus.

Në fakt pritej një rikthimit i Kallakut në ekran ndonëse është aluduar për televizione të ndryshme duket se do të jetë në Klan Plus qëndrimi i tij. Aktualisht ai dhe bashkëshortja e tij Xhensila Myrtezaj janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, e cila do të jetë vajzë.