AKTUALITET, 28 Shkurt 2019, 12:36

Kritikat e eurodeputetëve, vjen reagimi i parë nga PD: Nuk dinë që Rama i ka hapur negociatat që qershorin e kaluar

Kritikat e eurodeputetëve, vjen reagimi i parë nga PD: Nuk dinë

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas deklarimeve të eurodeputetëve në Tiranë, ku kërkuan konsensus nga partitë politike dhe si synim të kenë integrimin e vendit.

Në një shënim në Facebook ai shkruan se “protestën tjetër duhet të jemi edhe më të shumtë edhe më të vendosur edhe më të përgatitur”.

E kuptuat… Protestën tjetër duhet të jemi edhe më të shumtë edhe më të vendosur edhe më të pregatitur. Asgjë dhe askush nuk e shpëton nga ngordhja.

Mos i akuzoni e mos i sulmoni kot. Jane thjeshte te pa informuar.

Ja psh, nuk e dijne qe Rama i ka hapur negociatat qe qershorin e shkuar.”- shkruan Paloka.

Kujtojmë se eurodeputeti Tunne Kelam është shprehur se forcat politike duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për të arritur këtë objektiv.

Ata kanë treguar se i kuptojnë argumentet e kreut të PD, por zgjidhja e vetme në këtë rast është Kuvendi.

Ndërsa raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein, është shprehur me nota kritike ndaj kryetares së LSI Monika Kryemadhi, pasi sipas tij gjatë takimit ajo ka thënë vetëm një fjali se Shqipëria ka nevojë për ndryshim pushteti dhe e ka marrë vendimin.