AKTUALITET, 14 Qershor 2021, 09:34

Pas G7, sot do të mbahet samiti i NATO-s, priten vendime për sigurinë

Pas G7, sot do të mbahet samiti i NATO-s, priten vendime për
Pas Samitit të G7, sot e ka radhën ai i NATO-s. Liderët europianë dhe Presidenti i SHBA, Joe Biden janë zhvendosur nga Cornwall në Bruksel. Sipas aleancës, priten që ditën e sotme në takimin e liderëve të vendeve anëtare të NATO-s të merren vendime për sigurinë e së ardhmes. Ky është Samiti i parë i NATO-s ku Biden merr pjesë si President i SHBA dhe ai pritet të adresojë çështjet për Kinën dhe Rusinë. Nesër ai përmbyll vizitën tetë ditore në Europë me takimin në Gjenevë me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.