AKTUALITET, 14 Qershor 2021, 08:44

Paraditja mot me diell, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Paraditja mot me diell, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot moti do të nisë i kthjellët e gradualisht vranësirat do të marrin zhvillim prej mesditës deri pasdite.

Reshjet e shiut në mesdite do të përfshijnë zonat malore në formë shtrëngatash me breshër lokal e rrufe.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim 2-8m/s e përkohësisht në bregdet e gjatë shtrëngatave deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3 deri në 4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 14/29 re diell

Kukës 11/28 re shi diell

Lezhë 15/29 re diell

Dibër 9/25 re shi diell

Durrës 16/30 re diell

Tiranë 16/30 re diell

Elbasan 13/30 re diell

Berat 12/30 re diell

Vlorë 16/29 re diell

Korçë 9/24 re shi diell

Gjirokastër 10/29 re diell

Sarandë 15/28 re diell.