AKTUALITET, 14 Qershor 2021, 08:38

PD shpall sot fituesin, Lulzim Basha siguron mandatin e tretë në krye të selisë blu

PD shpall sot fituesin, Lulzim Basha siguron mandatin e tretë në krye

Partia Demokratike do të shpallë paraditen e sotme rezultatet për zgjedhjet e zhvilluara gjatë të dielës së 13 qershorit për kryetarin e ri.

Sipas rezultatit paraprak, Lulzim Basha e ka thelluar më tej diferencën e votave ndaj kandidatëve të tjerë duke vulosur kështu fitoren e tij si kryetar i PD.

Basha rezulton fitues me 81% të votave, ndërsa pjesëmarrja e anëtarësisë ka qenë në nivelin 54.7% ose 41 mijë e 674 vota të vlefshme.

Ndër tre rivalët e tjerë të zotit Basha, i dyti u rendit Agron Shehaj, me 14.8 përqind të votave, duke lënë pas me 2.4 përqind zonjën Edit Harxhi dhe me 1.8 përqind Fatbardh Kadillin.