TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Byroja e Parlamentit vendosi të rrëzojë kërkesën e LSI-së për përjashtimin e Edi Ramës nga Kuvendi, me 6 vota kundër dhe 3 pro.
Sipas mazhorancës, kryeministri nuk përdori fjalë fyese në seancën e javës së kaluar.
Ishin nëntë deputetë të LSI-së që i kërkuan zyrtarisht kryeparlamentarin Gramoz Ruçi përjashtimin e Edi Ramës nga Kuvendi, për krahasimin e bërë në seancën plenare të 29 marsit.
“Nuk mundni dot ju të bllokoni asgjë dhe të pengoni asgjë, dhe për më tepër pastaj, jo po…, shiko këtu se do të ngrihen këta, do ngrihen ata. Kjo e ngritjes është, ‘thirri-thirri të të ngrihet, ai i shkreti kokë ulur s’të përgjigjet dot’ – iu përgjigj Rama-Bashës, pas deklaratës së këtij të fundit se populli do ngrihet kundër abuzimeve të mazhorancës rilindase.
Lëvizja Socialiste për Integrim e barazon fjalorin e kryeministrit Rama me atë të një rrugaçi duke kërkuar përjashtimin në bazë të rregullores së Kuvendit me 10 ditë nga seanca plenare.