TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-Kryeministri Sali Berisha publikoi në rrjetin social denoncimin e një qytetari, i cili nuk mund të denoncojë në KPK një gjyqtar.
“Vetoret famoz, ish-ministri Panda, ndrikulla Rama dhe ish/zvministri Çomo, mbyllin me urdhër të Ramës komunikimin me qytetarët! Kësaj i thonë transparencë!”, shkruan Berisha.
Denoncimi
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje dr kam tre dite qe dua te bej nje denoncim ne komisionin e pavarur te kualifikimit (sic njihet si VETINGU) per nje gjyqtare dhe te adresa kpk.al plotesova formularin e denoncimit. Po kur shtyp opsionin dergo ai opsion nuk eshte funksional. E kam provuar 3 dite rrjesht prape nuk funksionon, Ne fund te faqes gjeta edhe nje email kontakti por se ka marre kush mundimin te me ktheje pergjigje. I nderuar dr. eshte idiotesi te besosh se rilindasit e Rames vertete duan te krijojne kushte per drejtesi. Respekte dr”