AKTUALITET, 12 Maj 2018, 12:10

Detajet/ Si vepronte grupi i Met Kananit, vendet ku trafikohej heroina

Detajet/ Si vepronte grupi i Met Kananit, vendet ku trafikohej heroina

Policia pasi ka bere te ditur emrat e 18 te arrestuave si pjese e bandes se Met Kananit, eskobarit shqiptar ne Turiq, ka theksuar se arrestimi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në bazë të materialeve të referuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në Shkurt të vitit 2017, ka regjistruar procedimin penal lidhur me veprat penale të ‘’Trafikimit të narkotikëve’’ kryer në bashkëpunim dhe ‘’Grup i strukturuar kriminal’’.

Detajet 

Këta persona vepronin si grup i strukturuar kriminal, për trafikimin e lendeve narkotike. Veprimtarinë kriminale e ushtronin në Shqipëri dhe në vende të tjera, kryesisht ato të Bashkimit Europian.

Dyshimet ishin se ky grup kriminal vepronte në linjat e trafikimit të heroinës, Turqi – Greqi – vendet e BE-së, si dhe Turqi – Maqedoni – Shqipëri – vendet e BE-së.

Një tjetër aktivitet kriminal, i zbuluar nga hetimet ishte trafikimi i kokainës nga vendet e Amerikës Latine përmes vendeve të Ballkanit në Shqipëri dhe vendet e BE-së.

Në kuadër të veprimeve hetimore, me autorizim të Prokurorisë për Krime të Rënda, është shkëmbyer informacion me autoritetet policore të Greqisë, Turqisë, Maqedonisë, Italisë me ndërmjetësimin e DEA-s, SELEC dhe oficerëve të kontaktit të vendeve respektive ku janë realizuar me sukses një sërë operacionesh.