TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dogana e Morinës është kthyer në problemin kryesor te kamionistëve por edhe udhëtarëve, që kalojnë në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Problemet më të mëdha ndodhin kryesisht në fundjavë. Kalimi i kamionëve në skaner por edhe punimet në doganë për sportelet e reja, krijojnë çdo ditë radhë të gjata. Vetë kamionistët thonë se këto vonesa disa orëshe, përveçse janë humbje kohe, kanë edhe kosto financiare.
Vështirësinë në qarkullim i shkaktojnë kryesisht kamionët por pika e kalimit kufitar Morinë-Vërmicë përshkohet cdo ditë edhe nga automjetet e vogla, që kaosin në qarkullim e ndjejnë po njësoj.