AKTUALITET, 12 Maj 2018, 14:53

Ngjela mbron sërish Xhafën: Edhe Bill Klinton kishte vëllain në burg për drogë, por e fali me dekret…

Ngjela mbron sërish Xhafën: Edhe Bill Klinton kishte vëllain

Avokat Spartak Ngjela po e mbron ministrin Fatmir Xhafaj më shumë sesa vetë Rama apo mazhoranca në tërësi. Ndërsa një ditë më parë shkruante se nëse Xhafaj ka ndryshuar ligjin për vëllain, ka bërë mirë pasi po mbron shqiptarët nga racizmi i gjykatave të huaja, sot avokati sjell një shembull tjetër. Ja cfarë shkruan ai.

“Më kanë kërkuar shembull ndërkombëtar për çështjen Xhafaj…Po ju jap shembullin që posa e shkrova në komentet e statusit. Po si flisni kështu? Ku është rast ky për amerikanët. Nga Enver Hoxha do mësojnë shqiptarët akoma? Presidenti Klinton ishte President i Amerikës dhe e kishte vëllain për drogë në burg. Nga komunizmi do mësoni ju ende? Dhe jo vetëm kaq… Por Klintoni e fali vëllanë me dekret… Ja ky është morali politik. Demokracia njeh vetëm zbatimin e ligjit. Këtu duhet të qëndrojmë edhe ne… kurrë mos prisni nga moral i amerikan t’ju mbështesë për këtë psikologji enveriste…”