AKTUALITET, 12 Maj 2018, 11:41

HETIMET/ Operacioni i Krimeve të Rënda, shkatërrohet grupi i “Escobarit shqiptar”, Met Kanani

HETIMET/ Operacioni i Krimeve të Rënda, shkatërrohet grupi i

Të paktën 19 të arrestuar, 14 në Shqipëri dhe 5 jashtë saj është bilanci i parë i operacionit të gjërë antidrogë të nisur nga Krimet e Rënda.

Por ndërsa minutat kalojnë, mësohet se të arrestuarit janë pjesë e grupit të të ashtëquajturit “Escobari shqiptar”, Met Kananin, siç mëson “BalkanWeb”. Ky i fundit u kap me 1.1 ton kanabis në Turqi, pak muaj më parë në Turqi.

Grupi i tij me sa duket i kishte rrënjët në zona si Tepelena, Maliqi, Gjirokasrtra e Tepelena aty ku edhe është përqëndruar aksioni i Krimeve të Rënda.

Pak kohë më parë, më 2 prill 2018 një grup i policisë shqiptare ka udhëtuar drejt Stambollit në lidhje me çështjen, hetime që u finalizuan sot.

SI U ARRESTUA MET KANANI

Ekipet e Drejtorisë së Anti-trafikut në Stamboll kishin pikasur disa njerëz të Met Kananit në Turqi dhe kishin nisur ndjekjen e tyre. Gjatë hetimeve u pa se Met Kanani po shikonte mbërritjen e drogës me një jaht në brigjet e Mulas, nga maja e një kodre. Por “Escobari shqiptar” nuk e dinte se po ndiqej nga policia, e cila edhe e kishte fotografuar.

Baroni i drogës, siç e konsiderojnë mediat turke, dyshohet të ketë trafikuar disa ngarkesa të mëdha kanabisi drejt vendeve të Lindjes, por edhe heroinë drejt vendeve të Bashkimit Europian.