TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë një deklarate për mediat me ministrin shqiptar Ditmir Bushati në kuadër të vizitës në Tiranë, ministri i Shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme gjermane Michael Roth ka folur për rekomandimin e KE për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë.
Michael Roth tha se Shqipëria mund të mbështetet tek Gjermania dhe se rruga për në BE është e vështirë. Ai tha se Gjermania po verifikon arritjet e Shqipërisë dhe do dalë me një qëndrim në të ardhmen për këtë çështje.
“Gjëja më e rëndësishme është se Shqipëria mund të mbështetet në ndihmën dhe përkrahjen e Gjermanisë. Rruga e Shqipërisë në BE është e vështirë. Ne po verifikojmë arritjet e Shqipërisë dhe do të pozicionohemi në të ardhmen për çeljen e negociatave për anëtarësimin. Argumentet për çeljen e negociatave nuk mungojnë, perspektiva për në BE është në interesin jo vetëm të qeverisë shqiptare, por edhe tonin, dhe duhet tua shpjegojmë këtë qytetarëve tanë. E mendoj mjaft mirë se çfarë u është dashur të realizojnë qytetarëve tuaj.
Duhet të bëjmë përpjekje të mëtejshme, shteti ligjor, drejtësi e pavarur që do të ishin premisa për investime të huaja të mëtejshme në vendin tuaj. Pres prej qeverisë që të vijojë politikën e reformave, pres edhe prej opozitës të ndërmarrë përgjegjësi për të kontribuar në këto procese. Dje bisedova me Bashën, një bisedë mjaft e mirë, sado që të ketë konflikte në politikat e brendshme që është shenjë e një demokracie të gjallë, në çështje të tilla duhet të kalohet përtej konflikteve për një konsensus të përgjithshëm”- tha ministri gjerman.