AKTUALITET, 27 Gusht 2021, 13:25

Kosovë, 55 pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë

Kosovë, 55 pacientë me koronavirus në gjendje të

Në spitalet e Kosovës, 55 pacientë me koronavirus janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kështu njoftoi të premten Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës. Sipas raportit ditor, numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus, të shtruar në spitale, është 1,051.

Prej tyre, 952 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe 55 janë në gjendje të rënduar shëndetësore, thuhet në raport. Numri më i madh i të hospitalizuarve me koronavirus është në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës: 382.

Aktualisht, në Kosovë janë afro 25,000 raste aktive me koronavirus. Të enjten, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës raportoi për 18 viktima nga koronavirusi dhe 2,295 raste të reja pozitive.

Në Kosovë, deri më tani, janë dhënë mbi 747,000 vaksina kundër koronavirusit, ndërsa me dy doza janë vaksinuar mbi 256,000 qytetarë.