AKTUALITET, 27 Gusht 2021, 12:56

Gruaja shqiptare bën për spital burrin

Gruaja shqiptare bën për spital burrin

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në qytetin e Prizrenit për shkak se akuzohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshortin e saj.

Lidhur me këtë rast policia e Kosovës ka reaguar zyrtarisht duke thënë se burri ka marrë dëmtime të shumta në tru dhe është transportuar për në spital.

Njoftimi i policisë:

Prizren 26.08.2021 – 11:37. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë në familje duke e sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar.

Viktima është dërguar në tretman mjekësor.

Palët janë intervistuar dhe e vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.