TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bledar Delmanaj i cili dyshohet për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljano Bullari ka dalë për masë sigurie në Gjykatën e Vlorës.
Kujtojmë se vrasja ndodhi në Babicë të Vlorës ndërsa një nga pistat ku po hetohet lidhet me faktin se Bullari dyshohet se mund të jetë vrarë nga Selmanaj për paratë e një sasie rreth 100 kg lëndë narkotike kanabis.
Abc News raporton se 25-vjeçari me grupin e tij i ka blerë 39-vjeçarit sasinë e drogës me lekë false.
Ndaj kishte presion të vazhdueshëm nga Bledar Selmanaj për paratë.
Por autori i dyshuar nuk ka pranuar autorësinë e krimit. Sipas burimeve ai i ka thënë grupit hetimor se udhëtoi të premten pasdite me Xhuljano Bullarin nga Tirana në Vlorë por ndaloi në banesën e tij.
Fjeti atë mbrëmje aty dhe të nesërmen u kthye sërish në kryeqytet. Ndërsa nuk ka dhënë asnjë informacion se ku do të shkonte më pas Xhuljano Bullari.
Ky i fundit u gjet ditën e shtunë në mëngjes i vrarë me një plumb në kokë në mjetin “Fiat” të kushërirës së tij në një zonë të Babicës së Vlorës.