AKTUALITET, 27 Gusht 2021, 11:39

49 kilogram kokainë në banane, Apeli i Posaçëm refuzon ta lirojë nga qelia Selim Çekajn

49 kilogram kokainë në banane, Apeli i Posaçëm refuzon ta

Selim Çekaj, babai i biznesmenit Arbër Çekaj, i cili është dënuar me 14 vite burg në gusht të këtij viti po për trafik kokaine ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij por Apeli i Posaçëm ka refuzuar ta lirojë nga qelia.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit ka nisur disa herë seancat për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj Selim Çekaj.

Avokati i Selim Çekaj, Maks Haxhia në seancën e kaluar kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Dhimitër Lara, pasi mendon se ai nuk do të japë një gjykim të drejtë.

Sipas Haxhisë edhe vetë prokurori i çështjes tha se nuk kishte prova ndaj Selim Çekaj, por që gjykata vendosi sërish ta mbajë në fuqi masën “arrest me burg”.

Selim Çekaj, është administrator i firmës Ecoalmax, e cila ndodhet në zonën e Maminasit, që lidh Tiranën me Durrësin. Sipas hetuesve babë e bir, Selim dhe Arbër Çekaj dyshohet se kanë përdorur të njëjtën skemë për trafikimin e kokainës nga Amerika Latine, duke përdorur biznesin e bananeve për t’u kamufluar.