AKTUALITET, 27 Gusht 2021, 10:01

Mark Marku dha dorëheqjen, kush është deputetja e “opozitës së re” që do ta zëvendësojë

Mark Marku dha dorëheqjen, kush është deputetja e

Mark Marku nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri pasi ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit që fitoi në zgjedhjet e 25 prillit.

Pas këtij episodi, mësohet se Elda Hoti vjen në parlament në vend të Mark Markut. Deputetja e parë e opozitës së re që rikthehet.

Atëherë ishte nga listat e LSI, ndërsa sot vjen nga lista e koalicionit të PD (kandidate e Partisë Republikane).

Kujtojmë se Marku është një nga kritikët e kreut të PD, Lulzim Basha lidhur me strategjitë e përdorura.

Mesa duket këto kritika nuk kanë marrë zgjidhje në PD dhe kështu Marku ka zgjedhur të lërë mandatin e tij të deputetit.