AKTUALITET, 27 Gusht 2021, 10:43

“Becchetti fillon ekzekutimin e gjobës”, Bardhi: Rama është përgjegjësi për dëmin prej 120 milionë euro

“Becchetti fillon ekzekutimin e gjobës”, Bardhi: Rama

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me gjyqin e fituar nga biznesmeni italian, Francesco Becchetti ndaj shtetit shqiptar, i cili duhet të paguajë një dëmshpërblim prej 120 milionë euro ndaj tij.

“Në traditën e këtij regjimi të korruptuar, premtimet e Ramës se nuk do të paguajmë asnjë lek për luftën e tij me Becchettin, rezultuan të gënjeshtërta.” – shkruan Bardhi në rrjetet sociale ndërsa shton se dëmi ekonomik prej 120 milionë euro që Edi Rama i ka shkaktuar familjeve shqiptare për luftën e tij personale me sipërmarrësin italian, është i parikuperueshëm, prandaj ata që kanë përgjegjësi për këtë faturë të rëndë për Shqipërinë dhe shqiptarët, duhet të shkojnë para drejtësisë.

Postimi i plotë:

Në traditën e këtij regjimi të korruptuar, premtimet e Ramës se nuk do të paguajmë asnjë lek për luftën e tij me Becchettin, rezultuan të gënjeshtërta.

Dëmi ekonomik prej 120 milionë euro që Edi Rama i ka shkaktuar familjeve shqiptare për luftën e tij personale me sipërmarrësin italian, është i parikuperueshëm, prandaj ata që kanë përgjegjësi për këtë faturë të rëndë për Shqipërinë dhe shqiptarët, duhet të shkojnë para drejtësisë.

Në 8 prill 2021, Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin për çështjen Becchetti.

Faktet dhe provat janë të mjaftueshme që drejtësia të hetojë dhe të vërë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin, duke shkaktuar këtë dëm të madh ekonomik për familjet shqiptare.