AKTUALITET, 27 Gusht 2021, 11:00

Kush është 43 vjeçari me pseudonimin “Robi” që u kap për kultivim droge, vëllai i autorit të masakrës së Çoles

Kush është 43 vjeçari me pseudonimin “Robi” që

Tre personat e arrestuar për kultivim droge në Selenicë të Vlorës janë Ferdinand Llanaj, 43 vjeç, banues në Selenicë me pseudonimin “Robi”, Dritan Begaj, 54 vjeç, banues në Vlorë dhe Ergi Cura, 21 vjeç, banues në Librazhd.

Ferdinant Llanaj është një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë, pasi në 2017 i kanë bërë një atentat me armë zjarri.

Në atentatin e katër vite më parë, Llanaj mbeti i plagosur bashkë me dy persona të tjerë, njëri fëmijë 8 vjeç.

Ferdinand Llanaj eshte vellai i Aleksandër Llanajt, njërit prej të dënuarve për masakrën e Çoles në 7 prill 2015. Kujtomë se Aleksandër LLanaj është dënuar nga Gjykata e Apelit e Vlorës me burg përjetë.

Ndërkohë në vitin 2011 është vrarë edhe Baftjar Llanaj, babai i Ferdinant dhe Aleksandër Llanajt.

Tre personat u kapen nga policia për kultivim droge në ambientet e një banese.

Po ashtu gjatë kontrolleve të ushtruara në këto ambiente, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis, katër automjete, dy prej tyre të blinduara, gjashtë aparate celular dhe një shumë parash./Panorama