TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan mori pjesë në një ceremoni ku filloi ndërtimi i një kishe në Turqi, e para që nga viti 1923.
Një kishe ortodokse siriane në rrethin Jesilkoy filloi të ndërtohet në Stamboll. Kjo është kisha e parë që po ndërtohet në historinë e re të Turqisë pas vitit 1923.
Kisha Siriane paraqiti një kërkesë për ndërtimin e kishës dhjetë vjet më parë, e cila u miratua në 2015 dhe ndërtimi fillon tani.
“Unë e shoh këtë kishë të re si një pasuri të Stambollit. Urime për këtë“, tha presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në ceremoninë e hapjes së ndërtimit të Kishës Ortodokse.
Ai tha se kisha duhet të përfundojë brenda dy viteve, në mënyrë që bashkësia e 17.000 sirianëve Ortodoksë në qytet të kishte tempullin e tyre.
8000 të tjerë besohet se jetojnë në lindje dhe jug-lindje të Turqisë, raportoi agjencia e lajmeve Anatolia. “Kjo është një ditë historike”, tha Mitropoliti ortodoks Sirian Yusuf Cetin.
Myslimanët përbëjnë më shumë se 99 për qind të popullsisë së Turqisë, e cila është rreptësisht laike sipas kushtetutës. Por deri tani, pakicat e krishtera në Turqi lejoheshin vetëm të rinovonin kishat, dhe jo të ndërtonin të reja. “Nuk ka vend për diskriminim në mendjet tona”, tha Erdogan.
“Të gjithë ata që e duan dhe janë besnikë ndaj Turqisë janë qytetarë të klasit të parë në sytë tanë”, vuri në dukje ai.
