AKTUALITET, 26 Gusht 2020, 23:17

Kosova siguron 300 mijë vaksina anti-covid falas sapo ajo të dalë

Kosova siguron 300 mijë vaksina anti-covid falas sapo ajo të dalë

Mediat e Kosovës shkruajnë se zyrtarët e OBSH-së i kanë garantuar vendit vaksinim për 20% të popullsisë për COVID-19 sapo të dalë vaksinë. 300 mijë dozat e para Kosova do i ketë falas. Sipas të njëjtave burime Ministria e Shëndetësisë do të paguajë 1.2 milionë euro për furnizimin me vaksina të tjera të COVID-19 ndërkohë që plani është për të vaksinuar 70% të popullsisë.

Janë 172 shtete të botës që janë përfshirë në negociatat për vaksinën, ndërkohë që BE ka lejuar që Ballkani Perëndimor të sigurojë vaksinën nëpërmjet shteteve anëtare me marrëveshje dhe donacione. Nuk dihet se si Kosova do të sigurojë dozat e tjera por deri tani e ka një garanci nga OBSH.