TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis zhvilloi sonte një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump. Sipas mediave greke në qendër të diskutimeve ishin zhvillimet e fundit në Mesdheun juglindor.
Mitsotakis e falenderoi Trump për interesimin e tij, në një kohë kur po zhvillohet Kongresi i Partisë Republikane. Gjatë bisedës mes tyre, kryeministri grek ngriti problemin e veprimeve destabilizuese të Turqisë, të cilat sipas tij rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe kohezionin e NATO-s.
Mitsotakis theksoi gjithashtu, se Greqia është gati të kontribuojë në uljen e tensioneve, por me kushtin që Turqia të ndalojë menjëherë veprimet e saj provokuese.
Biseda mes Trump dhe Mitsotakis vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë janë tensionuar së tepërmi. Shkak është bërë projekti i Turqisë për gërmime për hidrokarbura pranë ishujve Egje. Gjithashtu pak javë më parë Turqia dërgoi edhe anijen “Oruç Reis” për të kryer gërmime, veprim i cili solli acarimin e Athinës zyrtare.