AKTUALITET, 26 Gusht 2020, 21:52

Granata në Gramsh, shpëton 5-vjeçari i cili u plagos bashkë me të miturin tjetër, ndodhet në spital jashtë rrezikut

Granata në Gramsh, shpëton 5-vjeçari i cili u plagos

Bilanci i shpërthimit të granatës së vjetër në Gramsh është mbyllur vetëm me një víktímë. 5-vjeçari tjetër i plagosur ka shpëtuar pasi është dërguar në kohë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë shoku i tij, 6-vjeçari, me të cilin po luanin bashkë në oborrin e banesës me granatën e vjetër, ndërroi jetë rrugës për në spital.