AKTUALITET, 26 Gusht 2020, 23:01

U plagos nga shpërthimi i granatës në Gramsh, 5-vjeçari niset drejt Traumës

U plagos nga shpërthimi i granatës në Gramsh, 5-vjeçari

Pesëvjeçari që mbeti i plagosur nga shpërthimi i granatës në Gramsh është nisur drejt spitalit të Traumës, në Tiranë.

I vogli ka marrë dëmtime të mëdha dhe është dërguar për mjekim më të specializuar. Shpërthimi i granatës shkaktoi vdekjen e një 6-vjeçari.

Dy fëmijë, të afërm me njëri-tjetrin, A.Ll., rreth 6 vjeç dhe A.L., rreth 5 vjeç , në oborrin e banesës së shtetasit R.LL.

Shpërthimi i granatës rezultoi fatale për vogëlushin A.Ll. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.