AKTUALITET, 26 Gusht 2020, 20:39

Rama mbështeti në serbisht Gjukanoviçin, Nishani: Kjo s’është thjesht lajthitje! Bashkëkombas injorojeni, votoni për partitë shqiptare

Rama mbështeti në serbisht Gjukanoviçin, Nishani: Kjo

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka dënuar pozicionimin e Ramës në krah të kryeministrin Milo Gjukanoviç për zgjedhjet e 30 gushtit në Malin e Zi.

Nishani thotë se kjo nuk është vetëm një lajthitje e Ramës pasi ai nuk ngurron të përdhosë edhe figurën e Ismail Qemalit duke dhënë mesazhin edhe në serbisht për Gjukanoviçin.

Më tej Nishani i bën thirrje bashkëkombasve shqiptarë të injorojnë Ramën dhe thirrjen e tij dhe të votojnë më 30 gusht vetëm koalicionin e partive shqiptare.

STATUSI NGA BUJAR NISHANI

Kryeministri i Shqipërisë bën thirrje zyrtare që në Malin e Zi të votohet partia malazeze, kur shqiptarët atje garojnë me koalicionin e tyre për një përfaqësim sa më të madh në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në Malin e Zi.

Kjo nuk është thjesht një lajthitje, se lajthitja është vepër e atyre që flasin e mendojnë në “jerm”.

Shqiptarofobi i Tiranës nuk ngurron të përdhosë dhe figurën e Ismail Qemal Beut i cili themeloi Shtetin Shqiptar dhe jo ndonjë shtet tjetër.

Pozicionimi politik i shqiptarëve në Malin e Zi për bashkëqeverisje me socialdemokratët malazes është vendim i drejtë dhe i duhur, por;

Të dashur bashkëkombas, injorojeni shqiptarofobin e Tiranës që injoron shqiptarët në Malin e Zi.

Votoni masivisht dhe votat tuaja veç për koalicionin e partive shqiptare.

Sa më e fuqishme përfaqësia e shqiptarëve aq më i sigurtë interesi i shqiptarëve atje, aq më e sigurtë liria, drejtësia dhe prosperiteti i Malit të Zi. ?? ?