TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Durrës. Babë e bijë u mbytën sot në plazhin e Rrushkullit, duke i dhënë ngjarjes përmasat e një tragjedie.
Fillimisht u nxor i vdekur nga deti, babai, ndërsa vajza 9-vjeçare ndërroi jetë pak minuta më vonë në spitalin e Durrësit, pasi u dërgua në gjendje të rëndë.
Babë e bijë ishin pushues ditorë nga Tirana.
Mësohet se babai ka marrë vajzën dhe janë futur për tu larë në det, ndërsa dallgët kanë marrë vajzën e vogël. Më pas, në tentativë për të shpëtuar vajzën është mbytur edhe babai.
44-vjeçari është nxjerrë në breg pa shenja jete, ndërsa vajza 9-vjeçare u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin Rajonal të Durrësit. Me gjithë tentativën e bluzave të bardha vogëlushja nuk arriti të mbijetonte.