AKTUALITET, 26 Gusht 2020, 21:22

PD komenton Ramën që flet serbisht për të mbështetur Gjukanoviçin (VIDEO)

PD komenton Ramën që flet serbisht për të mbështetur

Partia Demokratike nuk e ka lënë pa koment serbishten e kryeministrit shqiptar që doli në mbështetje të Milo Gjukanoviçit në Malin e Zi. Anëtari i kryesisë së PD-së Kreshnik Collaku tha se me mbështetjen që i dha Gjukanoviçit, Rama injoroi shqiptarët, ndërsa me deklaratën e Gent Cakajt i përçau ata.

“Sikur te mos mjaftonte thirrja serbisht e Rames per te mbeshtetur Gjukanovicin, duke injoruar shqiptaret e Malit te Zi te cilet gjithashtu garojne me disa parti e koalicione, mbremja nuk mund te mbyllej pa nje tjeter skandal dhe sjellje tjeter percarese nga qeveria shqiptare.

Ne deklaraten e mbremjes Gent Cakaj,nga pozita e minsitrit te jashtem ben thirrje qe te votohet njeri prej koalicioneve garuese te shqiptareve ne Mal te Zi.

Ky qendrim i Tiranes Zyrtare qe fut hundet ne vullnetin e preferencat e shqiptareve ne Mal te Zi,e perpiqet te ndikoje apo orientoje voten e tyre eshte nje tjeter provokim i padenje. Qendrime te tilla te papjekura te Ministrit te Jashtem te Shqiperise duke shpallur preference e anesi politike mes shqiptareve te Malit te Zi, shkon vazhden e sjelljeve te qarta percarese e ngaterresetare qe ne keto vite te qeverisjes se Edi Rames kane shkaktuar deme te pamatshme ne Kosove ,Maqedoni te Veriut e se fundmi ne Mal te Zi” thotë Çollaku.

PD u kerkoi shqiptareve te Malit te Zi, te refuzojne e injorojne sjellje te tilla aventureske, ndërsa për Tiranën zyrtare thotë se e perfaqeson vetem “nje taborr mercenaresh te cilet jane te gatshem te sakrifikojne interesat kombetare per lojra te felliqura pushteti”.