TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kosova është ngritur më këmbë kundër vendimit të Gjykatës Speciale që dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së.
Në tubimin e mbajtur sot në Prishtinë, mijëra qytetarë kanë brohoritur “jo në emrin tim”, duke iu referuar frazës së gjykatësit në vendimin final “në emër të popullit të Kosovës”.
Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti largimin e Donika Gërvallës nga qeveria dhe çdo institucion, duke e akuzuar se ka dorëzuar dokumente në Hagë.
“Sot jemi tubuar për të ngritur zërin kundër padrejtësisë në Hagë. Prokurorë në Holandë ranë nën ndikimin e Serbisë.
Sot ne i themi ‘jo në emrin’ tim. Nuk ka bir nëne që del e thotë se duhet t’i dënojmë njerëzit e UÇK-së. Ne sot kërkojmë që këtë vendim Gjykata Speciale ta shfuqizojë dhe ta marrë parasysh gjithë këtë popull, mbi 2 milionë që e kërkojnë.
Gërvalla sot hesht. Ne e dimë që ka dorëzuar dokumentacion në Hagë. I kërkojmë Albin Kurtit t’i përjashtojë këta njerëz nga qeveria. Ne çlirimtarët e vendit nuk jemi kundër asnjë qeverie, jemi kundër atyre njerëzve që heshtin. Donika Gërvalla duhet të kërkojë falje.
Në emrin tim dhe të të gjitha shoqatave shqiptare, i kërkojmë Albin Kurtit të largojë Donika Gërvallën nga institucionet e vendit. Po kërkojmë dorëheqjen e saj sa më shpejt. Rroftë UÇK-ja, lavdi dëshmorëve! Gjithmonë do të jemi bashkë”, tha Gucati.
Gucati, ka përsëritur akuxën se, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka dorëzuar dokumentacion në Hagë.
“Ne e dimë se Donika Gërvalla ka dorëzuar dokumentacion në Hagë. Ne i themi Albin Kurtit që, nga sot, t’i përjashtojë këta njerëz nga qeveria. Mos i lini në qeveri njerëzit që bashkëpunojnë me armikun. Këta janë njerëz të kombit tim”, tha Gucati.