AKTUALITET, 23 Mars 2020, 16:53

Iu nënshtrua testit për COVID-19, del përgjigja e analizave për kancelaren Angela Merkel

Iu nënshtrua testit për COVID-19, del përgjigja e analizave

Angela Merkel rezulton negative në testin e koronavirusit. Kancelarja gjermane prej dy ditësh ndodhej në karantinë për shkak se kontaktoi një doktor të premten që rezultoi më pas pozitiv.

Merkel ka qëndruar e mbyllur ku ka kryer edhe detyrën e saj. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi Steffen Seibert, që konfirmoi se kancelarja ka rezultuar negative ne testin e parë ndaj COVID-19.