TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në vendin e dytë në botë sa i përket numrit të viktimave kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez tha ditën e djeshme se është prekur kulmi i koronavirusit. Ndërkohë me këtë ndryshime po hartohen edhe planet për lehtësimin e masave që qeveria mori në përpjekje të largimit të virusit.
“Ne kemi arritur kulmin dhe de-përshkallëzimi po fillon tani.”- tha ai duke shtuar se rikthimi në normalitet kërkon kohë dhe se do të vijë “gradualisht”. Por nisur nga hëna e ardhshme, Spanja nuk do të jetë më e izoluar totalisht, sepse masat do nisin të lehtësohen.
Ndërkohë që një vend kaq i goditur sa Spanja ka arritur kulmin dhe po lehtëson masat drastike, Belgjika dhe Gjermania dy vende të tjera mjaft të fuqishme kanë deklaruar se testi i vaksinës kundër Covid-19 do të nis në qershor.
Është kompania gjermane “CureVac” që do të nisë provat klinike të vaksinës në Belgjikë dhe Gjermani në muajin qershor.
Ndërkohë sipas kryetarit të bordit mbikëqyrës të kompanisë, Jean Stéphenne provat e para do të fillojnë mbi grupmoshat e rritura dhe njerëzit e shëndetshëm që nuk janë infektuar. Më vonë vaksina eksperimentale do të injektohet te njerëzit e prekur nga virusi dhe fund të qershorit do të testohet edhe tek të moshuarit që janë vlerësuar edhe si grupmosha më e rrezikuar kundrejt COVID-19.
Por nëse vaksina rezulton të mos jetë efektive, “CureVac ka dy ose tre vaksina të tjera të gatshme. Ne do të menaxhojmë situatën.”– tha Stephenne.