AKTUALITET, 10 Prill 2020, 12:40

Në gjendje të rëndë e me barelë, mbërrin në Spitalin Infektiv një pacient i dyshuar me COVID-19

Në gjendje të rëndë e me barelë, mbërrin në


Një person i dyshuar me COVID-19 ka mbërritur pak minuta para mesditës në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për pacientin e parë në 24 orët e fundit që ka mbërritur në spitalin COVID 1. Ndërkohë më pamje shihet se i sëmuri që futet me barelë në spital, ndodhet në gjendje të rëndë, pothuajse i pavetëdijshëm.