TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Klubi i Juventusit ka njoftuar mbrëmjen e sotme se mbrojtësin brazilian, Alex Sandro, ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit dhe për këtë arsye është vendosur menjëherë në izolim.
Braziliani humb kështu transfertën ndaj Milanit, e programuar për të mërkurën në mbrëmje, ndërsa i gjithë stafi teknik dhe futbollistët e klubit bardhezi do t’u nënshtrohen tamponëve nesër, në prag të ndeshjes ndaj kuqezinjve.
Shqetësimi në klubin torinez është i madh, pasi Alex Sandro ka qenë bashkë me grupin deri mbrëmjen e djeshme, ku luajti titullar ndaj Udineses dhe mund të dalin të tjerë lojtarë pozitivë nga tamponët që do të kryhen nesër.