BOTA, 22 Mars 2020, 15:15

Koronavirusi në Spanjë/ Kryeministri Sanchez: Më e keqja akoma nuk ka ardhur, deri më 12 prill vendi i izoluar

Koronavirusi në Spanjë/ Kryeministri Sanchez: Më e keqja akoma


Koronavirusi vazhdon të shkatërrojë Spanjën, me numrin i vdekjeve rritet nga dita  në ditë ku në  rang kombëtar janë shënuar  1,720 njerëz ët vdekur, ndërsa 28.572 raste janë konfirmuar në të gjithë vendin.

Gjithsej 394 vdekje të reja dhe 2,646 raste të konfirmuara u raportuan në 24 orët e fundit. Numrat e rinj sugjerojnë se Spanja është bërë vendi më i goditur nga virusi sesa Irani, ku numri i fundit zyrtar i vdekjeve është 1.556 dhe numri i rasteve të konfirmuara është 20.610.

Rritja e shpejtë e nurmit të vdekje sugjeron që Spanja, ashtu si Italia, së shpejti do ta tejkalojë Kinën përsa i përket viktimave.

Kryeministri Spanjoll Pedro Sanchez paralajmëroi se numri i infeksioneve do të rritet në ditët në vijim. Ndërkohë ai ka thënë se masat do të jenë në fuqi deri në 12 prill, duke anuluar edhe celebrimet e javës së shenjtë

“Më e keqja është akoma s’ka ardhur, dhe po shtyn kapacitetet tona në kufi,” tha ai.

Bllokimi në Spanjë e bën të paligjshëm largimin nga shtëpia për qëllime jo thelbësore. Të dalësh për shëtitje ose vrap nuk lejohet askund në vend.

“Më e keqja do të duhet të vijë. Java e ardhshme do të jetë shumë e vështirë, duhet të fitojmë kohë, po vjen një valë që do të çojë në limit gjithë kapacitetet tona morale dhe materiale”.-u shpreh Sanchez.