BOTA, 22 Mars 2020, 11:59

Italia shpërndan dronët për të kontrolluar kush largohet nga shtëpia, gjoba për këdo që thyen rregullin

Italia shpërndan dronët për të kontrolluar kush largohet nga


Patrulla e policisë tani ka një armë më shumë, dhe bëhet fjalë për dronët që ngrihen lartë  dhe kontrollojnë në  fluturim.

Shumë komuna në Itali gjatë këtyre ditëve kanë filluar t’i përdorin ato për të kontrolluar se kush po largohet nga shtëpia pa arsye, për të shëtitur ose mbledhur nëpër sheshe e parqe gjë që shkakton shumë rrezik për përhapjen e infeksionit të koronavirusit.

Sigurisht që një sy nga lart e sheh shumë më mirë terrenin sesa një patrullë policie, pasi mund të manovrohet dhe lëviz lehtë, duke shumëfishuar aftësitë e vëzhgimit. Kjo si në qytet ashtu edhe në fshat sepse është një nga surprizat më të fundit mes shumë masave që  ka marrë qeveria italiane.

Kjo ndodh në Bareggio, një qytet me 17 mijë banorë në zonën metropolitane të Milanos, ku këtu policia lokale ka kontrolluar disa ditë parqet dhe zonat rurale me dronin e blerë nga Komuna vitin e kaluar.

Pra, droni në veprim ndalet në hyrjet e parqeve, ku janë raportuar tubime, pavarësisht se Komuna i ka mbyllur ato e më pas patrulla komunale ndërhyn për të identifikuar ata që janë përgjegjës për shkeljen e masave.

Kryebashkiaku Raffaele Lettieri i thotë të gjitha në disa fjali: Ne po përpiqemi të gjithë që të kontrollojmë kush vazhdon të rrezikojë jetën e tyre dhe jetën e të tjerëve duke qarkulluar në rrugë pa qenë e nevojshme. Ju duhet të qëndroni në shtëpi. Komanda e policisë komunale ka përdorur në mënyrë eksperimentale një dron të furnizuar në njësinë e mbrojtjes civile komunale për të kontrolluar njerëz të papërgjegjshëm nga lart, për ata që vazhdojnë të mblidhen në turma.