AKTUALITET, 14 Qershor 2021, 17:10

Koronavirusi në Shqipëri, vetëm dy raste të reja 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, vetëm dy raste të reja 24

Asnjë viktimë dhe vetëm dy raste të reja me Covid-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila theksoi se janë kryer 2,618 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë: 1 rast në Tiranë dhe 1 në Berat.

Po ashtu, janë shëruar 23 qytetarë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,865 që nga fillimi i epidemisë.

“Aktualisht janë 143 raste aktive me Sars Cov2 pozitiv në të gjithë vendin. Po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv”, citohet nga njoftimi i ministrisë.

Statistika (14 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 2

Të shëruar në 24 orë 23

Të shtruar në spitale 20

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2,618

Testime totale 759,601

Raste pozitive 132,461

Raste të shëruara 129,865

Raste Aktive 143

Humbje jete 2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 43

Tiranë 38

Berat 17

Elbasan 10

Durrës 10

Gjirokastër 7

Lezhë 6

Korçë 5

Dibër 3

Fier 2

Vlorë 1

Kukës 1.