SPORT, 12 Gusht 2020, 13:40

Koronavirusi depërton te Barcelona, infektohet futbollisti

Koronavirusi depërton te Barcelona, infektohet futbollisti


Koronavirusi vazhdon të frikësojë me infektimet e përditshme, duke treguar shenja se nuk ka ndërmend të dorëzohet. Kësaj situate nuk mund t’i shpëtojë edhe bota e futbollit.

Kështu, pas dy futbollistëve të Atletiko Madrid që u konfirmuan pozitivë me COVID-19, ka qenë radha e një tjetër klubi spanjoll për të konfirmuar një të infektuar në radhët e tyre.

Bëhet fjalë për Barcelonën, teksa katalanasit për momentin nuk kanë zbuluar emrin e lojtarit me koronavirus.

Por, kanë qartësuar se futbollisti në fjalë ka filluar këto ditë përgatitjet për sezonin dhe nuk ka pasur kontakte me pjesëtarë të ekipit të parë duke mos vendosur në rrezik ndeshjes e së premtes në Ligën e Kampionëve ndaj Bajern Mynih.

Sakaq, blaugranat theksojnë se futbollisti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka shfaqur simptoma. Besohet se i infektuari është një prej Pedri, Trinkao, Mateus Fernandes, Todibo, Vague, Alenja, Rafinja, Huan Miranda apo Oriol Buskets.