TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një gol i Lucas Ocampos dy minuta para fundit të kohës së rregullt bëri që Sevilla të triumfojë me rezultatin minimal 0-1 ndaj anglezëve të Wolves dhe të kualifikohet për në gjysmëfinalet e Europa Leagues, ku do të gjejë përballë një tjetër skuadër angleze si Manchester United.
Në “Reisen Arena” të Duisburgut anglezët e nisën mirë takimin dhe fituan edhe një 11-metërsh me anë të sulmuesit Adama Traore, por gjuajtjen e Raul Jimenez e priti bukur portieri i Sevillas.
Pas këtij episodi, andaluzianët morën kontrollin e lojës dhe krijuan një mori rastesh, por goli i fitores erdhi vetëm në minutën e 88′, kur Lucas Ocampos devijoi në rrjetë një krosim të Banegës.
Shakhtar Donetsk është skuadra që do të plotësojë katërshen gjysmëfinaliste, pasi ia doli të eliminojë në çerekfinale zviceranët e Baselit, në një ndeshje të dominuar dhe të fituar me meritë me shifrat 4-0.
Ukrainasit e nisën vrullshëm sfidën dhe zhbllokuan sfidën që në minutën e dytë me anë të Moraes, që shfrytëzoi një dalje të gabuar të portierit të Baselit, gjatë një goditjeje nga këndi dhe arriti të dërgojë sferën në rrjetë.
Zviceranët u përpoqën të reagojnë, por pa arritur të shfaqen rrezikshëm në zonën kundërshtare, ndërsa në minutën e 22-të ishte Taison që u shërbye nga Marlos dhe gjuajti drejt portës, duke shënuar edhe golin e dytë, i ndihmuar nga një devijim vendimtar i Frei.
Në pjesën e dytë ukrainasit shënuan edhe dy herë të tjera me anë të Alan Patrick dhe Dodo, duke vulosur suksesin që i çon në gjysmëfinale, ku do të gjejnë përballë Interin e Antonio Contes.
Sfidat gjysmëfinale do tē luhen më datēn 16: Inter-Shakhtar Donetsk dhe më datën 17: Manchester United-Sevilla.