AKTUALITET, 17 Prill 2020, 23:20

Koronavirusi, 126 viktima brenda 24 orëve në Turqi

Koronavirusi, 126 viktima brenda 24 orëve në Turqi

Shifra në rritje vijnë nga Turqia sa i takon numrit të viktimave nga koronavirusi. Mësohet se brenda 24 orëve janë shënuar 126 vdekje të tjera, duke arritur totalin e 1769 viktimave në vend.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të koronavirusit u rrit në 78 546 pasi 4353 më shumë njerëz u testuan pozitivë për virusin”, tha ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca pas takimit të Bordit Shkencor për koronavirusin, në Ankara.

Mësohet se deri më tani janë shëruar gjithsej 8 631 pacientë. Aktualisht në njësitë e kujdesit intensiv po trajtohen aktualisht 1 845 pacientë.