TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre shqiptarë, një nga Lushnja dhe dy nga Kosova kanë rënë në prangat e policisë hollandeze, pasi iu sekuestruan 1459 kg kokainë.
Mësohet se operacioni u zhvillua në Rotterdam. Mediat hollandeze bënë me dije se në aksion u kapën pesë persona, një 43-vjeçar nga Lushnja, një 33-vjeçar nga Peja, një 55-vjeçar nga Mirusha e Kosovës, një 44-vjeçar nga Turqia si dhe një 32-vjeçar nga Issoire i Francës.
Sipas mediave, pesë të dyshuarit u arrestuan nën dyshimin e përfshirjes në import dhe transport të kokainës. Autoritetet në Rotterdam pohuan se të arrestuarit ishin në kërkim të dy kontenierëve ku ishin fshehur sasi të drogës.