AKTUALITET, 5 Janar 2019, 19:45

“Korça e rrezikuar nga i ftohti polar”, Aliolli: Filo ka futur në xhep paratë e tenderave të mirëmbajtjes

Ish-deputetja e PD-së, aktualisht nënkryetare e PD-së së Korçës, Ledina Aliolli i ka bërë thirrje kryetarit të Bashkisë, Sotiraq Filo të marrë masa për situatën e krijuar në Korçë, ku sipas saj për shkak të uljes së temperaturave qyteti është i paralizuar.

Aliolli në një reagim për mediat theskson se Korça është bllokuar totalisht dhe pushteti vendos nuk ka marrë asnjë masë për t’i ardhur në ndihmë banorëve.

“Korça prej disa ditësh po përjeton dimer të ashpër,me borë intensive dhe temperatura polarë, por asgjë nuk e shqetëson dhe vë në levizje bashkine e Korces.

Rrugët që lidhin shumicën e lagjeve periferike të qytetit, po ashtu edhe lagjet karakteristike, janë në pritje të një lopate kripë, se për borepastruese as që behet fjalë.

Në kulmin e dimrit, korçaret rrezikojnë shëndetin në çdo moment, teksa ju duhet të ecin nëpër rrugët e mbytura nga bora dhe akulli.

Në vështiresi për të qarkulluar kanë qenë këto ditë acari edhe ambulancat e spitalit të Korcës, të cilat para se të shkonin tek pacientët në emergjencë shëndetësore, kanë harxhuar minuta të tëra kohe të çmuar, për të vendosur dhe hequr zinxhirët”, thekson nënkryetarja e PD-së.

Më tej demkratja shton se kryebashkiaku duhet të vihet në lëvzje dhe të aktivizojë masat për të zgjidhur situatën. Por sipas saj, Sotiraq Filo nuk ka kuroajo ti kërkojë llogari për këtë shërbim firmave private, pasi sipas saj i ka “futur në xhep paratë e tenderit të mirëmbajtjes së rrugëve”.

“Ky është shërbimi që ju ofron bashkia e Korçës qyetarëve të saj, taksapaguesve model, më të cilët tallen tenderfituesit e preferuar të pushtetit, që nuk ka guxim t’ju kërkoje llogari, për shërbimin skandaloz.

Përkundrazi! Bashkia e Filos, në vend që të aktivizoje mekanizmat e kontrollit, të mënyrës se si zbatohen kushtet e kontratës nga subjekti, qe fut ne xhep milionat e tenderit te pastrimit, e shperblen ate, duke i dhene tender pas tenderi.

Por per Filon nuk ka rendesi sherbimi ndaj qytetareve, jeta dhe shendeti i tyre, qe kercenohen jo nga dimri i ashper, se Korça vend malor eshte dhe klime kontinentale ka, por nga makuteria dhe papergjegjshmeria e atyre qe qeverisin dhe pasurohen pangopesisht ne kurriz te njerezve te thjeshte.

I bej thirrje kryetarit të bashkise, ndergjegjes se tij njerezore dhe qytetare, qe te kthehet ne detyren qe ka marre persiper te beje dhe, qe i ngarkon ligji dhe te menaxhoje situaten e pastrimit te rrugeve nga bora dhe akulli.

Zoti Filo, dil nga Pazari, se ky dy vjet i ngujuar aty, dil dhe shiko ç’behet neper qytet, jo vetem ne qender, dil dhe degjoji ankesat e qyetetareve te shumices se lagjeve te Korces, se jane per ty dhe vetem per ty.

Lere koncertin me kitare dhe festivalin me drita ne qender, leri ahengjet me shoket e deshperuar nga humbja e karrikes dhe ktheju detyres funksionale dhe drejto bashkine, mos u bej rregjisor i shfaqeve bajate, prodhuar skutave te Pazarit”, thekson Aliolli.

Në deklaratën e saj, ish deputetja e Korçës shton se: “Nese ne mes te dimrit, bashkia, me buxhet prej nje miliard lekesh, nuk ka kripe per tju hedhur rrugeve te Korçës, mendo cfare ndodh me dhjetra te pastrehe dhe lypes, qe enden rrugeve, ne pritje te gjetjes se nje strehe, per t’i shpetuar kthetrave te dimrit.

Zoti Filo! Korcaret janë në pritje të reagimit të menjehërshem institucional dhe jo të hartimeve nga ekipi i propagandës”.