AKTUALITET, 5 Janar 2019, 19:27

Shalsi ministër, deputeti i PD: Çfarë fshihet pas vendimit të Ramës

Shalsi ministër, deputeti i PD: Çfarë fshihet pas vendimit

Sipas deputetit të Partisë Demokratike, Tritan Shehu, emërimi i Eduart Shalsit nga kryeministri Edi Rama në postin e ministrit të Mbrojtjes së Sipërmarrjeve ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve me Kinën.

Në një status në Facebook, Shehu shkruan se Rama po kërkon të zhvendos ekonominë e Shqipërisë drejt Lindjes.

“Pa dyshim ky eshte nje sinjal tjeter i forte politik ne panik i Kryeministrit ne braktisje,” shkruan Shehu.

Statusi i plotë

Emerimi i Shalsit ne postin e Ministrit te Mbrojtjes se Sipermarjeve ka per qellim forcimin e maredhenieve ekonomike e shkembimeve me Kinen, me qellim nje afrim edhe politik me kete vend, per te “care bllokaden”, qe Perendimi po i ben keto vite qeverisjes se Rilindjes.

Shalsi prej kohesh njihet edhe prej partnereve tane si nje “pilaster” i lidhjeve me Kinen, qe po punon per te “cvendosur” ekonomine e Shqiperise drejt Lindjes.

Pa dyshim ky eshte nje sinjal tjeter i forte politik ne panik i Kryeministrit ne braktisje, si dikur Hoxha, por qe bije qartesisht ndesh me politikat amerikane e europiane, me interesat jetike te vendit tone.

Nqs prej 5 vitesh nuk ka asnje invetim serioz Perendimor ne Shqiperi, shkaku jane politikat shkaterruese te kesaj Qeverie, vizioni i saj Lindor, elemente te cilat Kryeministri kerkon t’i thelloje nepermjet mesazherit te tij per deri ne Kinen e larget.