TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në ditën e 63-të të protestës, banorët e Astirit janë shprehur sërish kundër prishjes së banesave dhe bizneseve të tyre, si dhe kundër projektit të Unazës së Re.
Protestuesit kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Për shkak të protestës, u bllokua trafiku në të dyja krahët e rrugës.
I pranishëm në protestë ishte dhe deputeti demokrat Klevis Balliu, duke mbështetur banorët.
Ai ka bërë apel për bashkim me studentët, që kanë lajmëruar se të hënën rinisin protestat.
“Edi Rama është e keqja, shporreni të keqen”, tha Balliu, i cili gjithashtu i bëri thirrje edhe kryeprokurores Arta Markut për zbardhjen e aferës së tenderit të një loti të rrugës.