LIFESTYLE, 27 Mars 2018, 10:00

35 veshjet e Jonida Maliqit që na kanë mbetur fiksim

Të mbushësh 35 vjeç sot është një eksperiencë shumë ndryshe, krahasuar me vite më parë. Por ajo që duhet të dijë çdo femër që feston 35-vjetorin sipas studimeve, është se bëheni më të sigurta me veten, keni më shumë vetëbesim dhe jeni më të lumtura.

Këngëtarja dhe influencuesja e modës, Jonida Maliqi, feston sot ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë për të ka vendosur të falënderojë çdo fans dhe ndjekës të saj.

“Prej 5 vitesh kam ndarë me ju disa nga momentet jetësore të përditshmërisë sime, duke ju patur pranë dhe duke më frymëzuar dita-ditës me mbështetjen tuaj. Ndaj sot dua t’ju falënderoj nga zemra. Mars 2013. Postimi im i parë në Instagram. 350 mijë ndjekës realë dhe sot bëj 35 vjet që marr frymë falë Zotit! Urimet tuaja më shtojnë jetën”, shkruan ajo në postimin e publikuar në “Instastroy”.

Disa nga paraqitjet e saj përgjatë 3 viteve të fundit, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Jonida është një frymëzuese stili për ndjekësit dhe fansat, e cila ka treguar se i përshtatet shumë mirë sportives apo klasikes.